Lexoni edhe:
“Hulku iranian” i përgjigjet “burrit më të frikshëm në botë”: Do të të marrin me barelë
Cristiano Ronaldo është duke dhënë shembull të keq në Manchester United, thotë ish-lojtari i djajve të kuq Paul Ince, i cili beson se ylli portugez ka tërhequr shumë vëmendje nga pjesa tjetër e skuadrës. Në verë Ronaldo u kthye me bujë të madhe në shtëpinë ku kishte bërë emër dikur, por kthimi i tij në Old Trafford është shndërruar dalëngadalë në një ankth në muajt e fundit. Sepse ai është duke e përjetuar periudhën më të gjatë pa shënuar gol në 13 vitet e fundit.
“Hulku iranian” i përgjigjet “burrit më të frikshëm në botë”: Do të të marrin me barelëLexoni edhe:
37-vjeçari wshtw duke shprehur ndjenja pakënaqësi e hutimi dhe Ince e pranon se Ronaldo tani është lojtar tjetër nga ai që dikur e kishte hijeshuar klubin.
Ai ka dështuar që me qëndrimin e tij t’i frymëzojë bashkëlojtarët e vet në vështirësi këtë sezon.
“Ky nuk është Ronaldo i para 19 viteve, kur erdhi për herë të parë në Old Trafford – ky është 37-vjeçari Ronaldo”, tha Ince.
“Kur njerëzit thonë se ai do të jetë shumë i mirë për klubin dhe të rinjtë, mendja do të shkojë se ashtu do të jetë. Por ai po ia fut vrap drejt zhveshtores dhe po e shpreh zemërimin dhe zhgënjimin si një kalama”, nënvizoi Ince
Ai shtoi: “Për mua, ky është shembull i keq.
(Kosova Sot Online )