Aguero zbulon pse Bayern Munich vendosi kundër nënshkrimit me të

  • S.A /
  • 16 February 2022 - 10:46
Aguero zbulon pse Bayern Munich vendosi kundër nënshkrimit me të

Sergio Aguero ka zbuluar se Bayern Munich ishte shumë i interesuar për të nënshkruar me të kur ai ishte i ri, por kishte vendosur përfundimisht të nënshkruante me lojtarin e një ekipit të tij rival, për shkak se argjentinasi kishte luajtur shumë dobët para syve të skuatëve të gjigantit gjerman. Aguero doli në sipërfaqe bujshëm si adoleshent në Argjentinë, pasi ishte rritur në akademinë e Independientes dhe e kishte zgjuar interesimin e klubeve elitare në Evropë.

Ai u ble nga Atletico Madridi, i cili ishte klubi i tij i parë jashtë Amerikës Jugore, por gjërat kanë mundur të ishin shumë më ndryshe, sikur ai të kishte luajtur më mirë kur skautët e Bayernit kishin shkuar për ta shikuar nga afër.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në Twitter, ish-sulmuesi argjentinas tregoi sesi Bayerni ishte buzë nënshkrimit me të.

Duke shpjeguar se çfarë kishte ndodhur, Aguero tha: “Më treguan se çfarë kishte ndodhur në këtë ngjarje. Dikush nga Bayerni kishte ardhur për të më parë mua duke luajtur kundër Estudiantes. Atë ditë luajta tmerrshëm dhe ata u dashuruan në Jose Sosas”.

“Ata e blenë Sosan”, tregoi ai.

Pas pesë viteve të suksesshëm me Atleticon në La Liga, Aguero iu bashkua Manchester Cityt në Premierligë, ku e kaloi një dekadë të paharrueshme.

Ai u pensionua detyrimisht në dhjetor, vetëm pesë muaj pasi i ishte bashkuar Barcelonës si lojtar i lirë, për shkak të telasheve shëndetësore në zemër. 

(Kosova Sot Online )