Messi e barazon rekordin e zi në Ligën e Kampionëve, pas penalltisë së humbur kundër Real Madridit

  • S.A /
  • 16 February 2022 - 10:49
Messi e barazon rekordin e zi në Ligën e Kampionëve, pas penalltisë së humbur kundër Real Madridit

Lionel Messi e ka barazuar rekordin e ish-sulmuesit francez Thierry Henry për më së shumti penallti të humbura në historinë e Ligës së Kamionëve, derisa e ka kaluar Cristiano Ronaldon për më së shumti tentime nga penalltia. Messi i ka humbur 5 nga 23 penalltitë e gjuajtura në këtë garë, të fundit në fitoren e Paris Saint-Germainit 1:0 kundër Real Madridit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të martën. Thibaut Courtois u hodh në krahun e duhur për ta pritur goditjen e Messit nga pika e bardhë, pasi Kylian Mbappe e kishte fituar penalltinë.

Shumicën e kohës së takimit mes dy gjigantëve evropianë, mundësitë e shënimit ishin të rralla, përveç penalltisë së humbur të Messit, me Madridin që ishte i kënaqur duke u mbrojtur shumë mbrapa në Parkun e Princave. Duke folur pas ndeshjes, Courtois tha se e kishte studiuar se si Messi i gjuan penalltitë. “I kam studiuar shumë penalltitë e Messit dhe u përpoqa të luaja me të kur isha në vijën e portës. Por duhet të kesh edhe pak fat, po ashtu”, tha Courtois. 

(Kosova Sot Online )