Tmerr në fushën e blertë, gjarpri disa metra tenton të pickojë lojtarët

  • S.A /
  • 16 February 2022 - 11:03
Tmerr në fushën e blertë, gjarpri disa metra tenton të pickojë lojtarët

Lojtarët në Guatemalë në takimin mes Nueva Concepcion dhe Municipal kanë përjetuar tmerrin, pasi një gjarpër u fut në fushë. Tifozë dhe lojtarë shihen me objekte në duar, teksa gjarpri ka pushtuar fushën e sportit.

Kjo situatë ka krijuar panik tek lojtarët, ndërsa disa prej tyre largohen. Ndërkohë, punonjësit e fushës po përpiqeshin ta nxirrnin gjarprin nga toka e blertë. Në fillim një kopshtar tentoi ta godiste dhe ta largonte me një objekt të madh. Më pas dy policë u përpoqën t’i prisnin kokën gjarprit me mburoja, por grupi i zjarrfikësve arritën ta largonin.

https://www.youtube.com/channel/UC0bmpKeq5W1Xg6btMAt6ZaQ

 

(Kosova Sot Online )