Verratti është gjeni si Xavi dhe Iniesta, thotë Neymari

  • S.A /
  • 16 February 2022 - 11:09
Verratti është gjeni si Xavi dhe Iniesta, thotë Neymari

Neymari e ka lavdëruar bashkëlojtarin e vet te Paris Saint-Germain, Marco Verratti, pas fitores së skuadrës së tyre 1:0 kundër Real Madridit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, duke e krahasuar atë me dy ikonat e Barcelonës, Xavi dhe Andres Iniesta. Verratti ishte titullar dhe luajti 90 minuta të plotë, derisa Neymari u rikthye nga lëndimi si zëvendësues në pjesën e dytë. PSG-ja e gjeti golin e fitores në kohën shtesë, falë Kylian Mbappes i cili kaloi përmes dy mbrojtësve para se ta mposhte portierin Thibaut Courtoisin mes këmbëve.

“E dija që Verratti është lojtar i shkëlqyer, por nuk e kisha kuptuar se ai është kaq spektakolar”, tha Neymar pas ndeshjes.

“Ai është gjeni. Ai është njëri prej mesfushorëve më të mirë me të cilët kam luajtur, përkrah Xavi Hernandezit dhe Iniestas”, shtoi ai.

Mesfushori italian i kompletoi 92 për qind të pasimeve, e kontrolloi 8 për qind të posedimit të topit nga e gjithë ndeshja dhe i bëri tri ndërhyrje të sakta.

(Kosova Sot Online )