Ronaldo e ka një mesazh për ata që po dyshojnë në të

  • G.G /
  • 16 February 2022 - 13:56
Ronaldo e ka një mesazh për ata që po dyshojnë në të

Cristiano Ronaldo është munduar t’ua mbyllë gojën njerëzve që janë duke dyshuar në të, pasi shënoi gol në fitoren e Manchester Unitedit 2:0 kundër Brightonit të martën mbrëma, duke i dhënë fund një ecurie të gjatë pa shënuar.

Ky ishte goli i parë i Ronaldos në vitin 2022, pasi hera e fundit kur e kishte tundur rrjetën e portës ishte në fitoren 3:1 kundër Burnley më 30 dhjetor të vitit të kaluar.

Bruno Fernandes e vulosi triumfin e Unitedit me një gol të vonshëm në kohën shtesë.

Është folur shumë se Ronaldo po has në vështirësi kohëve të fundit dhe nëse ai ka të ardhme apo jo në United pas këtij sezoni.

Por portugezi ishte i etur për t’ua kujtuar njerëzve se ai është i përqendruar vetëm në Unitedin dhe nuk ka kohë për të folur.

Ronaldo shkroi në Twitter: “U kthyem në binarë! Askush nuk heq dorë dhe ka vetëm një mënyrë për t’u kthyer në binarë, përmes punës së madhe, punës ekipore dhe serioze”.

“Çdo gjë tjetër është vetëm zhurmë. Forca djajtë e kuq!”

(Kosova Sot Online)