Çfarë treshe sulmuese do të zgjedh Klopp sonte

  • A.P /
  • 16 February 2022 - 17:24
Çfarë treshe sulmuese do të zgjedh Klopp sonte

Kur Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Roberto Firmino (MSF) luajtën së bashku për herë të parë më 2017, Liverpool ende nuk e kishte kuptuar por më vonë kjo treshe e sulmit do ju fitonte atyre disa nga trofetë kryesor

Një Ligë të Kampionëve (2019) dhe një titull të Premier Ligës një vit më vonë por që Jurgen Klopp ka sjellë mbështetje për treshen e tij dhe ata ja kën dalë shumë mirë, sidomos Diogo Jota dhe krejt në fund e transferoi edhe Luis Dias.

“S’pari dhe më kryesorja, asgjë nuk ka ndodhur përpos asaj që në blemë një lojtar shumë të mirë”, tha Klopp në konferencë për shtyp muajin e kaluar kur transferoi Luis Diazin nga Porto.

“Është shumë mirë kur kemi kaq shumë opsione. Ne vazhdimisht përgatitemi për sot dhe për nesër po ashtu”.

“Kjo është puna e jonë të cilën ne e bëjmë. Reagimi i lojtarëve është se ata gjithmonë duhet të luajnë në nivelet e tyre më të larta”.

“Por, ne nuk bënë të shpresojmë se mund të ja dalim me tre apo katër lojtarë. Ne kemi nevojë për opsione dhe ne kemi nevojë për ndihmë”.

“Çdo zhvillim kërkon gjak të ri dhe kjo është ajo çfarë ne bëmë me Diogon kur e sollëm atë këtu dhe tani kur ne nënshkruar me Luis saktësisht në mënyrë të njëjtë”.

Klopp po ashtu ka folur se sa i rëndësishëm është një plan për çdo eventualitet, përfshirë këtu edhe lojtarë si; Mane, Salah dhe Firmino.

“Lojtarët mund të kenë plane për të ardhmen e tyre, por një klub duhet të jetë i gatshëm për të gjitha skenarët dhe kjo është ajo që ne bëjmë duke luajtur ndeshje gjatë gjithë kohës”, shtoi Klopp.

“Ky klub është shumë i madh që të bazohet në një persona të veçantë, pavarësisht a jam unë apo një lojtar, kështu që ne duhet të jemi gati për skenarë të ndryshëm. Për momentin ndihemi mirë ku jemi”.

Cila është treshja e preferuar e Klopp këtë sezon?

Deri me tani Liverpool ka luajtur 37 ndeshje në të cilat është paraqitur Salah, Jota dhe Mane në sulm – të cilët janë paraqitur në 15 raste bashkë.

Jota është golashënuesi i dytë më i mirë i Liverpoolit këtë sezon (17 gola) pas Salah (23 gola), pason Mane me 10 gola.

Klopp ka luajtur me treshen e tij tradicionale MSF vetëm pesë herë këtë sezon, që tregon se ai preferon që të bëjë kombinime në sulm.

Sfida e radhës, Interi

Mbetet të shihet se kush do të jetë në sulm për Liverpoolin në ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve që do të zhvillohet në stadiumin Giuseppe Meazza sonte në mbrëmje.

Një gjë është në mendjen e Klopp dhe është numri i ndeshjeve që do të luanë këtë sezon.

Reds ende janë në garë për FA Cup, e ndjekin Cityn në Premier Ligë dhe po ashtu janë në finale të Carabao Cup dhe po ashtu në Ligën e Kampionëve. Kështu që treshja e Liverpoolit pritet të ndryshojë me kaq shumë ndeshje në orar për ta. 

(Kosova Sot Online)