Xavi: Nuk jemi favorit në Europa Ligë

  • A.P /
  • 16 February 2022 - 18:26
Xavi: Nuk jemi favorit në Europa Ligë

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka pranuar se ai mund të bëjë rotacion në skuadër për ndeshjen e nesërme, edhe pse ndeshje kundër klubit nga Pompei “mund të luhej në Ligën e kampionëve”.

Katalunasit janë duke u përgatitur për ta pritur skuadrën e Luciano Spallettit në Nou Camp në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt në Europë Ligë, ndeshje që zhvillohet nesër.

Barcelona barazoi 2-2 në derbin kundër Espanyolit vikendin e kaluar dhe skuadra është kritikuar shumë këtë sezon, pasi që nuk është as në garë për titullin në Spanjë. Për momentin ata janë në vendin e katër në La Liga me pikë të barabarta me Atletico Madridin.

“Kritikat janë normale për një skuadër si Barcelona, ato na ndihmojnë të përmirësohemi si futbollistë”, tha Xavi në konferencën për shtyp.

“Ne ende se kemi bërë formacionin. Çdo lojtarë është i dobishëm, të gjithë ata që luajnë vazhdimisht – pothuajse të gjithë. Eric dhe Busquets janë dy lojtarët tonë kryesor, por nesër do të jetë një ditë e mirë për ta pushuar Busquets, apo ndoshta të dielën. Është e qartë që ai nuk mund të luajë çdo ndeshje. Ne duhet të bëjmë ndryshime, por ne po përpiqemi që të jemi garues”.

“Ne kemi shumë opsione në sulm dhe kjo është një gjë shumë e mirë për mua si trajner”, vazhdoi Xavi.

“Napoli janë skuadër nivel i Ligës së Kampionëve, kjo ndeshje mund të ishte luajtur në Champions, pasi që ata janë një skuadër e shkëlqyer. Ata luajnë pa lojtarët kryesor si Matteo Politano dhe Hirving Lozano të cilët janë futbollist të mëdhenj”.

A janë Barcelona favorit për ta fituar Europa Ligën?

“Nuk do të thosha që ne jemi favorit”, pranoi Xavi.

“Ne përballemi me një kundërshtar të fortë dhe Sevilla kanë më shumë përvojë se ne në këtë garë. Ne jemi në mes të këtyre kandidatëve por nuk jemi favorit”.

Talenti i Barcelonës, Pedri po ashtu i është adresuar mediave duke pranuar që Napoli mund ta ndëshkon Barcelonën me kundërsulme dhe ka uruar yllin e Napolit, Fabian Ruiz për paraqitjet e tij të mira.

Ish mesfushori i Betisit dhe Sevillës pritet të startojë në Nou Camp dhe ka treguar që ai “gjithmonë” e mendon rikthimin e mundshëm në Spanjë. 

(Kosova Sot Online)