Parlour: Jota është numri 9 më i mirë për momentin në Premier Ligë

  • A.P /
  • 16 February 2022 - 22:21
Parlour: Jota është numri 9 më i mirë për momentin në Premier Ligë

Sulmuesi i Liverpool ka marrë lëvdata të mëdha pas paraqitjeve të tij të fundit

Skuadra e rekrutimeve në Liverpool sezoneve të fundit ka qenë e mahnitshme dhe Diogo Jota është njëri prej lojtarëve në këtë listë i cili është përmirësuar shumë prej që ka shkuar në Anfield, me Ray Parlour që beson se sulmuesi portugez është numri nëntë më i mirë në Premier Ligë për momentin.

Në mungesë të Sadio Manes dhe Mohamed Salah, të cilët arritën në finale të Kupës së Kombeve në Afrikë, Liverpool e bazoi lojën në ish sulmuesin e Wolves, me Parlour që është i mahnitur me këto paraqitje.

“Ajo çfarë ka bërë ai prej që Salah dhe Mane nuk ishin aty është e pabesueshme”, tha Parlour për talkSPORT.

“Mendoj që është numri nëntë më i mirë për momentin. Mendoj se është absolutisht sensacional, më pëlqen mënyra si punon, mënyra si ai e zhvillon vetveten, golat që ai i shënon dhe mendoj që ai do të bëhet gjithnjë e më i mirë”.

Me klubin nga Merseyside që nuk është aktiv shpesh në treg siç janë Manchester City dhe Paris Saint-Germain, është interesante të shihet se si do të krahasohet Jota me emrat e mëdhenj që janë në tregun e transferove.

Kur është pyetur nga Laura Voods se a është Jota i njëjti nivel me Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, ish mesfushori i Arsenalit nuk ka shumë dyshime.

“Ndoshta po, mendoj se Jota është brilant. Çfarë transferi ka qenë ky”, ka shtuar ai.


(Kosova Sot Online)