Kloppi e pranon: Nuk ishim të mirë por u mbajtëm dhe zëvendësuesit na e fituan ndeshjen

  • S.A /
  • 17 February 2022 - 10:21
Kloppi e pranon: Nuk ishim të mirë por u mbajtëm dhe zëvendësuesit na e fituan ndeshjen

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka pranuar se skuadra e tij nuk luajti shumë mirë por u mbajt për ta mposhtur 2:0 kundër Interit falë ndikimit të zëvendësuesve në takimin e parë të ndeshjes së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve të martën. Interi e mbizotëroi Liverpoolin shumicën e kohës në Giuseppe Meazza dhe e goditi shtyllën përmes Hakan Calhanoglut në pjesën e parë, derisa një gol i Edin Dzekos u anulua për pozitë jashtë loje. Megjithatë, të kuqtë u mbajtën mirë dhe e korrën fitoren në fund, falë golave nga zëvendësuesi Roberto Firmino dhe Mohamed Salah.

Ky është një rezultat shumë komandues për skuadrën e Kloppit para ndeshjes së kthimit në Anfield në mars.

Duke folur pas ndeshjes, Klopp tha: “Ata kishim mundësi shënimi, por nuk ia dolën t’i shfrytëzonin. Dzeko shënoi, u duk si mundësi, por ai ishte në pozitë jashtë loje”.

“Ne nuk ishim shumë të mirë, por u mbajtëm. Hendo (Henderson) u fut në lojë me këmbë të freskëta dhe ne filluam ta kontrollojmë lojën”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )