Milan dhe Barcelona në betejë për mbrojtësin e Ajaxit

  • A.P /
  • 17 February 2022 - 18:32
Milan dhe Barcelona në betejë për mbrojtësin e Ajaxit

Milan dhe Barcelona raportohet se janë në garë për mbrojtësin e Ajaxit, Noussair Mazraoui, i cili do të jetë lojtar i lirë në muajin korrik

Mbrojtësi i gjithanshëm ka kontratë me ekipin holandez deri më 30 qershor të këtij viti dhe nuk është i interesuar për të nënshkruar marrëveshje të re me skuadrën holandeze.

Agjenti i tij është Mino Raiola, kështu që raporti thotë se Milani ka raporte të ngrira me agjentin pasi që Gianluigi Donnarumma u largua po ashtu pa para në drejtim të Parisit.

Borussia Dortmund janë po ashtu të interesuar për 24 vjeçarin, por favoritët kryesor në garë janë Barcelona.

Mazraoui mund të luajë si mbrojtës qendre, mbrojtës i krahut të djathtë, mesfushorë qendrorë apo në të majtë, kështu që do të ishte një transfer i shkëlqyer për Kuqezinjtë.

Ai ka lindur në Holandë por ka zgjedhur që të luajë për Marokun, me të cilët ka 12 paraqitje për kombëtaren seniore.

Mbrojtësi ka sy edhe për shënimin e golave pasi që ka shënuar pesë herë në 25 ndeshje për Ajaxin këtë sezon, bashkë me tre asiste. 

(Kosova Sot Online)