Trajneri i Norwichit: Jam shumë i kënaqur me Rashicën

  • S.A /
  • 18 February 2022 - 11:38
Trajneri i Norwichit: Jam shumë i kënaqur me Rashicën

Trajneri i Norwicht Cityt, Dean Smith ka deklaruar se është shumë i kënaqur me sulmesin kosovar, Milot Rashicën. 25-vjeçari e ka shënuar vetëm një gol në FA Cup, por Smith është optimist se shumë shpejt ai do të shënojë edhe në ligë. “Miloti është ai me të cilin jam shumë i kënaqur. Ai ka vetëm një gol të FA Cup, por ka bërë disa asistime dhe nuk do të kalojë shumë kohë para se të shënojë në ligë”, u shpreh trajneri i Norwichit në konferencë për media. 

Norwich nuk gjendet aspak i pozicionuar mirë në renditjen tabelare në Premierligë dhe do të luftojë deri në fund të sezonit për mbijetesë.“Kanarinat” gjenden në vendin e 18-të me 17 pikë pas 24 ndeshjeve, ndërsa gjenden katër pikë larg vendeve që shpëtojnë pa rënë nga elita. 

(Kosova Sot Online )