Ronaldo pritet të bëhet kapiten i Manchester Unitedit

  • S.A /
  • 18 February 2022 - 12:14
Ronaldo pritet të bëhet kapiten i Manchester Unitedit

Një garë e re ka nisur me sa duket te Manchester United mes Harry Maguire dhe Cristiano Ronaldos rreth shiritit të kapitenit, pas ardhjes së Ralf Rangnick si kampiten. Maguire po tregon formë të dobët këtë sezon, ndërsa Manchester Unitedi ka mbetur larg objektivave, përkundër ardhjeve në verë si Ronaldo, Jadon Sancho dhe Raphael Varane. Siç raporton Mirror, Maguire do t’i duhet t’ia dorëzojë shiritin e kapitenit Ronaldos. Në një bisedë mes trajnerit dhe dy futbollistëve, raportohet se gjermani dëshiron t’ia heqë presionin qendërmbrojtësit.

Autoriteti i Cristiano Ronaldos është shumë i madh në dhomat e zhveshjes dhe Rangnick ka kërkuar nga ylli portugez që t’i mentorojë futbollistët e rinj si Jadon Sancho, Scott McTominay e Marcus Rashford.

“Fillimisht, Ronaldo u kërkonte lojtarëve që të mbështesin Maguiren. Por problemi është se menaxheri tani dëshiron që Ronaldo të mentorojë të gjithë këta lojtarë të rinj”, thanë burimet për The Mirror.

Sipas The Mirror, besimi në dhomën e zhveshjes së Manchester United është se Maguire do të zëvendësohet nga Ronaldo si kapiten në të ardhmen e afërt. 

(Kosova Sot Online )