Futbollisti i Fiorentinës joshet nga prezantuesja në konferencë për shtyp, bëhet hit në internet

  • S.A /
  • 19 February 2022 - 11:04
Futbollisti i Fiorentinës joshet nga prezantuesja në konferencë për shtyp, bëhet hit në internet

Sulmuesi brazilian, Arthur Cabral e ka marrë vëmendjen e të gjithëve, pas paraqitjes së tij të fundit në një konferencë për shtyp. Futbollisti i Fiorentinës joshet nga prezantuesja në konferencë për shtyp, bëhet hit në internet. Sulmuesi brazilian, Arthur Cabral e ka marrë vëmendjen e të gjithëve, pas paraqitjes së tij të fundit në një konferencë për shtyp. Videoja e sulmuesit të ri të Fiorentinës është bërë virale, teksa ka shkaktuar edhe polemika, shkaku i mënyrës së si ai e shikon zyrtaren e klubit, Rossella Petrillon. 

29-vjeçari është kritikuar nga shumëkush për këtë sjellje të tij, teksa edhe tifozët e klubit italian janë të zemëruar me të. Cabral u transferua në “Artemio Franchi” gjatë afatit kalimtar të janarit, si zëvendësues i Dusan Vlahovicit që kaloi te Juventusi. Ish-sulmuesi i Baselit nuk ka reaguar ende rreth këtij rasti. 

(Kosova Sot Online )