Benjamin Kololli nuk e fillon mirë sezonin e ri në Japoni

  • E.K /
  • 19 February 2022 - 15:10
Benjamin Kololli nuk e fillon mirë sezonin e ri në Japoni

Benjamin Kololli nuk është ndarë i kënaqur me barazimin e sotëm të Shimizu S-Pulse me Hokkaido Consadole Sapporo.

Ndeshja e zhvilluar në mëngjesin e sotëm (sipas kohës tonë lokale), përfundoi me shifrat 1:1.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e parë në elitën e futbollit të Japonisë për këtë vit, teksa Kololli luajti tërë pjesën e dytë për Shimizu S-Pulse.

Pas ndeshjes, reprezentuesi i Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se skuadra e tij meritonte më shumë se një pikë nga kjo përballje.

“Ne meritonim shumë më mirë”, shkroi 29-vjeçari në “Instagram”.

Kujtojmë se Kololli është pjesë e skuadrës japoneze që nga viti 2021, teksa kontratë të vlefshme ka deri në verën e vitit të ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)