
Skitarit i ngrihet organi gjenital në Olimpiadën Dimërore

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur sot në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”.
Në fakt, Remi Lindholm është përballur me një rast të rrallë.
Në temperaturat mjaft të ulëta që po mbretërojnë në Kinë, skitarit finlandez i është ngrirë organi gjenital.
Pas garës së startit masiv, i gjatë 30 kilometra, të cilin e përshoi për 1 orë e 16 minuta, atij iu ngri penisi dhe më pas iu desh një qese ngrohëse për ta shkrirë organin gjenital.
“Ju mund ta imagjononi se cila pjesë e trupit më është ngrirë. Ishte njëra prej garave më të këqija në të cilat kam marrë pjesë. Kur pjesët e trupit filluan të ngroheshin pas përfundimit, dhimbja ishte e padurueshme dhe e pa përballueshme. Ishte periudha më e keqe e mundshme”, tha skitari finlanez pas garës maratonike.
Moti i acartë dhe me frymë i ka detyruar organizatorër që shtegun prej 50 kilometrash ta tkurrnin në 30 kilometra, njoftojnë mediat britanike.
Për shkak të veshjeve të holla, me shtresë të hollë, skitarët nuk po mund ta përballojnë të ftohtin në gara.
Kjo nuk është hera e parë që këtij skitari i ngrihet organi gjenital pasi një gjë të tillë i kishte ndodhur 24 vjeçarit edhe në nëntor të vitin e kaluar në Finlandë.
(Kosova Sot Online)