Muriqi: Jam i lumtur me golin, por dua që ai të shërbejë për të fituar pikë

  • S.A /
  • 21 February 2022 - 11:19
Muriqi: Jam i lumtur me golin, por dua që ai të shërbejë për të fituar pikë

edat Muriqi po e përjeton një start fantastik në La Liga. Në tri ndeshjet e para, sulmuesi nga Kosova ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asist. Me golat dhe asistet e tij, ai po e ndihmon Mallorcan që të jetë mbi vendet që bien në kategorinë e dytë. Sulmuesi kosovar realizoi golin e vetëm të Mallorcas në humbjen e sontme 1:2 ndaj Betisit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në La Liga.

Pas ndeshjes, ai u shpreh i lumtur për golin, por thekson se dëshiron t’i shërbejnë për të fituar pikë.

“Nuk e kemi merituar humbjen në këtë përballje. Kemi mundur të marrim një pikë ndaj një rivali të vështirë si Betisi. Penalltia ishte e turpshme dhe nuk mendoj se duhej të akordohej, por ne duhet të vazhdojmë të luftojmë. Jam i lumtur me golin por dua që ai të shërbejë për të fituar pikë”, ka deklaruar Muriqi pas ndeshjes.

(Kosova Sot Online )