Pele vazhdon mjekimin në spital

  • E.K /
  • 22 February 2022 - 14:10
Pele vazhdon mjekimin në spital

Legjenda e futbollit brazilian, Pele, ka një infeksion urinar dhe do të mbahet në spital për më shumë se sa kishin planifikuar mjekët e tij.

Pele, 81 vjeç, i cili i është nënshtruar kimioterapisë për një tumor të zorrës së trashë që u hoq në shtator, u kthye në spitalin “Albert Einstein” më 13 shkurt.

“Megjithatë, gjatë qëndrimit të tij u kryen ekzaminime rutinë që treguan praninë e një infeksioni urinar, një fakt që zgjat qëndrimin e tij si pacient në spital”, raportohet nga mediat braziliane.

Sipas një raporti nga ESPN, Pele iu nënshtrua një endoskopie javën e kaluar që e dobësoi dhe ka vështirësi në të ngrënë dhe të folur.

Pele ka bërë kimioterapi për të trajtuar tumorin që u gjet gjatë ekzaminimeve rutinë në fund të gushtit. Ai u vendos për një kohë të shkurtër në kujdes intensiv menjëherë pas operacionit në zorrën e trashë dhe që atëherë është rikuperuar.

(Kosova Sot Online)