Java e 21-të në Superligë, sot zhvillohen tri duele interesante

  • 23 February 2022 - 11:00
Java e 21-të në Superligë, sot zhvillohen tri duele interesante

Sot do të nisë edhe java e 21-të në Superligën e Kosovës në futboll, me tri duele mjaft interesante. Lideri i Superligës, Ballkani sot e pret në Suharekë ekipin lipjanas, Ulpianën. Ulpiana nuk di për fitore tash e disa xhiro dhe synon të befasojë liderin aktual. Lipjanasit gjenden në vendin e tetë me 19 pikë, kurse Ballkani është i pari me 39, aq sa ka edhe Gjilani një vend më poshtë.

Duel tjetër interesant që luhet sot është edhe ai mes Malishevës dhe Dritës. Gjilanasit kërkojnë fitoren pas barazimit të javës së kaluar që ia humbi pozitën e lideres. Malisheva në anën tjetër me fitore eventuale sot do t’i ikte shumë vendeve të fundit të tabelës. Një duel tjetër që luhet sot është ai mes Llapit dhe Feronikelit. Llapjanët do të kenë punë të lehtë me ekipin e fundit në tabelë. Të trija këto ndeshje nisin nga ora 13:00. 

(Kosova Sot Online )