United do të shpenzojnë shumë, edhe nëse nuk shkojnë në Ligë të Kampionëve

  • A.P /
  • 23 February 2022 - 18:35
United do të shpenzojnë shumë, edhe nëse nuk shkojnë në Ligë të Kampionëve

Manchester United planifikon që të shpenzojë shuma të mëdha parash, edhe nëse nuk arrijnë që të përfundojnë në top – 4 këtë vit

Sipas ESPN, United pritet të shpenzon shumë para gjatë verës edhe nëse ata nuk arrin që të përfundojnë në vendin e katër në Premier Ligë.

Për momentin, “Djajtë e kuq” janë në vendin e katër me 46 pikë, por, skuadra si Arsenal, Tottenham dhe Wolves kanë disa ndeshje të pazhvilluara dhe se shumë lehtë ata mund të përfundojnë para tyre.

Nëse ata dështojnë për të kaluar në Ligën e Kampionëve, investime në lojtarë të ri do të jenë prioritet kur të rihapet tregu i transferëve.

Synimi kryesor, sipas mediave të Anglisë, janë transferimi i Declan Rice dhe Harry Kane.

(Kosova Sot Online)