Futbollistët brazilianë kërkojnë ndihmë, mbeten të ngujuar në hotel

  • S.A /
  • 24 February 2022 - 14:33
Futbollistët brazilianë kërkojnë ndihmë, mbeten të ngujuar në hotel

Sportistët e huaj po përballen me situatë të pazakontë në Ukrainë.Pas fillimit të luftës sot atje, futbollistët kanë mbetur të ngujuar në hotele të qyteteve ku veprojnë.

 Në situatë aspak të mirë nuk gjenden futbollistët brazilianë të Shakhtar Donetsk dhe Dynamo Kyiv, të cilët janë në hotel për momentin. Ata kanë kërkuar ndihmë nga qeveria braziliane, nga e cila kërkojnë që t’i evakuojë sa më shpejt dhe t’i rikthejë në atdheun e tyre.

(Kosova Sot Online )