Klitschko: Po luftoj për qytetin, për shtetin, për vajzën time dhe për mbrojtjen e territorit

  • S.A /
  • 25 February 2022 - 10:19
Klitschko: Po luftoj për qytetin, për shtetin, për vajzën time dhe për mbrojtjen e territorit

Wladimir Klitschko i është bashkuar vëllait të tij, Vitali, në mbrojtje të atdheut. Ish-kampioni i botës iu bashkua vëllait, i cili është major aktual i Kievit. Të dy do të luftojnë në kryeqytetin ukrainas sapo të arrijë ushtria ruse, e cila dalëngadalë po e merr territorin e këtij shteti. Wladimir thotë se iu bashkua vëllait të tij në luftë, për ta mbrojtur vendin e tyre.

“Është dashuri, dashuri për qytetin tim, për shtëpinë time, për familjen time, për komshinjtë e mi, për vajzën time. Do të marr pjesë në mbrojtjen territoriale”, ka thënë ish-kampioni i botës për peshat e rënda.

Vëllezërit Klitschko kanë dalë dje me një video në rrjetet sociale, përmes së cilës kanë kërkuar edhe mbështetje nga ndërkombëtarët për ta ndalur agresionin rus.

Rusia e nisi dje sulmin ushtarak ndaj Ukrainës dhe nuk e ka ndërmend të ndalet derisa ta pushtojë krejt vendin. 

(Kosova Sot Online )