Shpërthim i fuqishëm në një autobus me futbollistë

  • S.A /
  • 25 February 2022 - 10:38
Shpërthim i fuqishëm në një autobus me futbollistë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në autobusin e klubi futbollistik, Bahia, me ç’rast tre futbollistë kanë pësuar lëndime, kurse portieri Danilo Fernandes, është dërguar në spital pasi ka pësuar lëndime serioze në fytyrë nga xhami i thyer prej eksplozivit. Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në autobusin e klubi futbollistik, Bahia, me ç’rast tre futbollistë kanë pësuar lëndime, kurse portieri Danilo Fernandes, është dërguar në spital pasi ka pësuar lëndime serioze në fytyrë nga xhami i thyer prej eksplozivit.

Kurse, mbrojtësi i majtë Matheus Bahia dhe sulmuesi Marcelo Cirino janë lënduar.Ende nuk dihen arsyet e vërteta të shpërthimit që ndodhi në autobusin e ekipit brazilian i cili ishte duke udhëtuar për ta zhvilluar një ndeshje futbolli. Klubi ka shpërndarë fotografi të autobusit të aksidentuar, kurse Policia në Bahia tha se hetimet po vazhdojnë. “Ne do të mbledhim pamjet, deklaratat e lojtarëve dhe dëshmitarëve që ishin në vend në atë moment. Ne do të përdorim aftësitë tona maksimale për të identifikuar dhe arrestuar autorët,” tha hetuesi i policisë Victor Spinola.

(Kosova Sot Online )