Serie A vendos një rregull pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia

  • S.A /
  • 25 February 2022 - 13:28
Serie A vendos një rregull pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia

Fillimi i ndeshjeve të futbollit në Itali do të vonohet me pesë minuta për të rritur ndërgjegjësimin për konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës. Çdo ndeshje zyrtare e futbollit në vend, nga Serie A në ligat joprofesionale, do të shtyhet me pesë minuta këtë fundjavë, njoftoi FIGC. 

“Të gjithë lojtarët do të bashkohen në një dëshmi të vetme të paqes, duke rritur ndërgjegjësimin për respektin për jetën njerëzore dhe nevojën për të gjetur një zgjidhje diplomatike për krizën në Ukrainë”, thuhet në një deklaratë të FIGC.Përveç Federatës Italiane të Futbollit, ka reaguar edhe presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina. “Vlerat universale të sportit kërkojnë që ne të reflektojmë. Ne nuk duam të largohemi”.

“Duke interpretuar një ndjenjë të përhapur në opinionin publik italian, që përshkon edhe botën tonë, duam të dërgojmë një mesazh të qartë: lëvizja kombëtare e futbollit është e ndjeshme dhe shumë e shqetësuar për atë që po ndodh në këto orë”.“Sporti nuk bën politikë, por bën thirrje me zë të lartë për paqe”, ka thënë presidenti i FIGC, Gabriele Gravina. 

(Kosova Sot Online )