Pushtimi rusë i Ukrainës, Rusi – Shqipëri mund të luhet në terren neutral

  • A.P /
  • 25 February 2022 - 17:10
Pushtimi rusë i Ukrainës, Rusi – Shqipëri mund të luhet në terren neutral

OAL shikon se si sporti do të ndikohet nga konflikti që ka shpërthyer në Europën Lindore. Tensionet politike janë rritur në Europë pas pushtimit të Ukrainës.

Futbolli është sporti që zbehët më së shumti në momente lufte, por lojë nuk ekziston atëherë kur jehonat e raketave ndihen në tërë kontinentin.

Por, si kanë ndikuar konfliktet ushtarake në futboll në Europë? Goal sjell disa gjëra që kanë ndryshuar në këtë rast.

Finalja e Ligës së Kampionëve zhvendoset nga Rusia në Francë

Njëra prej ngjarjeve më spektakulare të UEFA-së në garën e klubeve, finalja e Ligës së kampionëve, është zhvendosur nga St Petersburgu në Paris pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë.

Trupi qeverisës i futbollit ka konfirmuar se ka marrë vendim që t’ia heq këtë të drejtë qytetit rus më 25 shkurt, dy ditë pasi që pushtimi ndodhi. Stade de France në distriktin parisian, Saint Denis do ta pret këtë finale, e cila pritet të luhet më 28 maj


(Kosova Sot Online)