UEFA mund ta ndërpresë bashkëpunimin me kompaninë ruse

  • S.A /
  • 26 February 2022 - 09:42
UEFA mund ta ndërpresë bashkëpunimin me kompaninë ruse

Kompanitë ruse kanë nisur t’i pësojnë goditjet e para si rezultat i sulmit ushtarak që e ndërmori Rusia në Ukrainë. Gjatë ditës së sulmit të rusëve, klubet sportive filluan të heqin dorë nga bashkëpunimi me kompanitë ruse.Klubi gjerman, Schalke 04 e ndërpreu kontratën me kompaninë ruse të gazit “Gazprom”, të cilin e kishte deri tash sponsor të fanellave.

Më pas, Manchester United paralajmëroi për ndërprerjen e bashkëpinimit me aviokompaninië ruse, me të cilën kishte marrëveshje.

Ndërsa, “Gazprom” mund ta pësojë edhe një goditje të fuqishme.

Kjo pasi UEFA po e konsideron seriozisht anulimin e marrëveshjes së sponsorizimit të Ligës së Kampiionëve me këtë kompani, e cila e kap shifrën e 40 milionë eurove.

Së fundmi, Rusia i pësoi disa goditje në aspektin sportiv.

Saint Petersburgut iu hoq e drejta e organizimit të ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve.

Pastaj Formula 1 vendosi ta anulojë zhvillimin e garës së madhe të këtij sporti në Rusi, e paraparë të mbahet këtë vit.

Gjithashtu, edhe gara e rëndësishme e shahut, e planifikuar të mbahet në Rusi, është anuluar.

(Kosova Sot Online )