ZYRTARE: Tjetër goditje për rusët, Polonia nuk pranon të luajë kundër tyre

  • S.A /
  • 26 February 2022 - 10:59
ZYRTARE: Tjetër goditje për rusët, Polonia nuk pranon të luajë kundër tyre

Një tjetër goditje ka ardhur sot për Rusinë në aspektin sportiv. Kombëtarja e Polonisë ka vendosur edhe zyrtarisht të mos pranojë të luajë kundër Kombëtares Ruse në play-off të Botërorit 2022.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Cezary Kulesza.

Këto dy Kombëtare ishte parapatë të përballen në mes vete më 24 mars në Moskë, por për shkak të sulmit ushtarak të rusëve ndaj Ukrainës, polakët kanë vendosur të mos luajnë me rusët.

(Kosova Sot Online )