Anglezët: Duam t’i dënojmë me zemër të gjitha mizoritë e lidershipit rus

  • S.A /
  • 28 February 2022 - 13:04
Anglezët: Duam t’i dënojmë me zemër të gjitha mizoritë e lidershipit rus

Anglia u bë mbrëmë Kombëtarja e radhës që nuk do të pranojë të luajë me Rusinë në futboll. “Tre Luanët” u janë bashkuar Kombëtareve si Suedia, Polonia, Republika Çeke e Shqipëria, të cilat insistojnë se nuk do të luajnë me rusët, pas luftës që e nisi shteti i tyre në Ukrainë.Anglezët kanë dalë me një reagim të ashpër ndaj agresionit rus, prandaj edhe insistojnë se përderisa të vazhdojë lufta, në asnjë mënyrë s’duan përballje me Kombëtaren e Rusisë.

“Në solidarizim me Ukrainën dhe për t’i dënuar me gjithë zemër mizoritë e lidershipit rus, FA mund t’ju konfirmoj se nuk do të luajmë kundër Rusisë në asnjë ndeshje ndërkombëtare në të ardhmen e afërt”, njofton Federata Angleze.Rusët po goditen nga të gjitha anët me sanksione, ndërsa në sport të gjitha garat ndërkombëtare në sporte të ndryshme, që ishin planifikuar të mbahen në këtë vend janë anuluar. 

(Kosova Sot Online )