Schalke e zyrtarizon shkëputjen e kontratës me kompaninë ruse

  • S.A /
  • 28 February 2022 - 13:13
Schalke e zyrtarizon shkëputjen e kontratës me kompaninë ruse

FC Schalke 04 ka njoftuar edhe zyrtarisht për ndërprerjen e bashkëpunimit me kompaninë e madhe ruse të gazit, “Gazprom”. Arsyeja për shkëputjen e parakohshme të kontratës mes klubit gjerman dhe kompanisë ruse, erdhi pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës. Klubi gjerman gjithashtu bëri të ditur se nga ky vendim nuk do të preket kapaciteti i plotë financiar. Mes tjerash, Schalke njoftoi se së shpejti do të prezantojnë edhe sponsorin e ri të klubit.

Vlen të përmendet se kjo nuk është goditja e vetme që Rusia po merr nga shtetet e ndryshme të botës, pasi filluan të sulmonin Ukrainën. 

(Kosova Sot Online )