UEFA e përjashton Spartak Moskën nga Europa League?

  • S.A /
  • 28 February 2022 - 14:00
UEFA e përjashton Spartak Moskën nga Europa League?

UEFA e përjashton Spartak Moskën nga Europa League?UEFA duket se ka vendosur ta përjashtojë Spartak Moskën nga garat e Europa League. Ky është vendimi më i fundit i shtëpisë së futbollit evropian si përgjigje ndaj sulmit ushtarak që e ndërmori Rusia në Ukrainë. Me këtë rast, kundërshtari i klubit nga Moska, Leipzigu, do të shkojë automatikisht në fazën tjetër.

Shtëpia e futbollit evropian paraprakisht e kishte ndaluar Spartakun që ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi.

Mirëpo, mediumi gjerman “Bild” raporton se tashmë është marrë vendimi që të largohet krejtësisht nga garat evropiane klubi rus. Lajmi do t’i bëhet i ditur Spartakut sot, ndërsa Leipzigu automatikisht do të kalojë në çerekfinale të këtij kompeticioni. 

(Kosova Sot Online )