Neville “e godet” pronarin e Chelseat, Abramovich

  • S.A /
  • 28 February 2022 - 14:04
Neville “e godet” pronarin e Chelseat, Abramovich

Gary Neville ka goditur sërish pronarin e klubit të Chelseas, Roman Abramovich, i cili së fundi mori vendim që klubi të drejtohet nga fondacioni bamirës, pasi atij i është ndaluar hyrja dhe jetesa në Angli. Miliarderi rus e mori këtë vendim pasi Rusia filloi që me sulme ta pushtojë shtetin e Ukrainës.Megjithatë, fondacioni bamirës i Chelseas ende nuk ka pranuar që ta marrë drejtimin e klubit, pasi kanë ende disa gjëra të paqarta.

“Sportsmail” zbuloi të dielën se disa nga shtatë të besuarit e fondacionit, kanë rezerva për të pranuar ofertën. Pas këtyre ngjarjeve ka reaguar edhe legjenda angleze e futbollit, Gary Neville, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”. “Të besuarit nuk pranuan për t’u përdorur si mburojë! Ata donin të ndihmonin përpjekjet e Chelseas në komunitet. E ulët nga Abramovich dhe kushdo që e këshillonte”, ka shkruar analisti i “Sky Sports”. Kujtojmë se të besuarit e pronarit rus u takuan para humbjes së të dielës nga Liverpooli në Kupën Carabao për të diskutuar se si do të funksiononte në praktikë rregullimi i “administrimit”. Shqetësimet besohet se përfshijnë dyshime nëse të vepruarit si administrues është në përputhje me marrjen e administrimit të klubit, pasigurinë se si ndryshimi i rolit do të përfshijë përfaqësimin në bord dhe frikën se ata mund të akuzohen për se po tentojnë që të mbulojnë çdo sjellje potencialisht të paligjshme ose imorale.

(Kosova Sot Online )