Tifozi i Liverpoolit publikon foton me topin që e priti nga penalltia e Kepas

  • A.P /
  • 28 February 2022 - 17:52
Tifozi i Liverpoolit publikon foton me topin që e priti nga penalltia e Kepas

Liverpooli dje arriti të fitonte trofeun e Carabao Cup, duke e mposhtur në finale Chelsean, vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

22 penallti u deshën të gjuheshin, para se portieri i Chelseas, Kepa ta humbte një.

Ai gjuajti krejtësisht mbi portë dhe i dha trofeun “Reds”.

Një tifoz i Liverpoolit e pati fatin që ta priste topin nga tribunat prapa dhe atë e mori me vete në shtëpi.

“Vetëm babi mund ta priste topin e penalltisë së Kepas dhe ta mbante”, shkroi një tifoz në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)