Pasi u pezullua nga Gjykata, Duka shtyn zgjedhjet në FSHF

  • A.P /
  • 28 February 2022 - 21:11
Pasi u pezullua nga Gjykata, Duka shtyn zgjedhjet në FSHF

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka shtyrë datën e zgjedhjeve për postin e presidentit.

Kjo vjen pikërisht në ditën kur Duka u pezullua nga Gjykata

Asambleja e Përgjithashme Zgjedhore ishte planifikuar të mbahej më 2 mars, por pika e rendit të ditës për zgjedhjen e presidentit është shtyrë.

Kështu ka njoftuar Duka në profilin e tij zyrtar në Facebook.

“Duke qenë dëshmitar të një procesi të ndërlikuar me debate e akuza, por edhe disa vendime gjyqësore, përfshirë dhe atë për Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë që duhet të respektohen detyrimisht, unë do t’i propozoj dhe do t’i kërkoj Asambles që pikën e rendit e ditës për zgjedhjet e organeve drejtuese të FSHF për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv, të shqyrtohen në një datë tjetër. Uroj që kjo periudhë t’i shërbej një procesit të rregullt statutor dhe gjithë kandidatëve për të shpalosur platformat e tyre përballë komunitetit të futbollit”, tha ndër tjera Duka.


(Kosova Sot Online)