Tenistja ukrainase nuk dëshiron të përballet me atë ruse, tërhiqet nga turneu WTA Tour

  • S.A /
  • 01 March 2022 - 09:26
Tenistja ukrainase nuk dëshiron të përballet me atë ruse, tërhiqet nga turneu WTA Tour

Tenistja ukrainase Elina Svitolina ka hequr dorë nga turneu WTA Tour, ndërsa sugjeron që organizatorët e tenisit ta ndjekin rrugën e rekomandimit të Komitetit Olimpik Ndërkombatër që përfaqësuesit rusë dhe bjellorusë të luajnë vetëm si sportistë neutralë. Numri 15 në botë është paraparë të përballet me rusen Anastasia Potapova në WTA Tour, i cili po mbahet në Monterrey të Meksikës sot, por konfirmoi mbrëmë se nuk do të paraqitet në këtë turne.Gjysmëfinalista e Wimbledonit dhe e US Open në vitin 2019 i përdori rrjetet sociale për të sqaruar gjithçka.

“Unë besoj se situata aktuale kërkon një pozicion të qartë nga organizatorët tanë: ATP, WTA E ITF. Ne, si sportistë ukrainas, kërkojmë nga ATP, WTA e ITF që ta ndjek rekomandimin e IOC-së që t’i pranojë përfaqësuesit rusë dhe bjellorusë vetëm si sportistë neutralë, pa i shfaqur simbolet shtetërore, ngjyrat, flamurin dhe stemat”, shkroi ajo. “Ndër të tjera, dua të tregoj se nuk do të luaj nesër (sot) në Monterrey, por as në ndonjë meç tjetër kundër një tenisteje rusë apo bjelloruse, derisa organizatorët ta marrin vendimin e duhur”, shtoi ajo. “Unë nuk dua ta fajësoj asnjë sportist rus. Ata nuk janë përgjegjës për sulmin ndaj atdheut tonë. Për më tepër, dua t’ju bëj homazhe të gjithë lojtarëve, posaçërisht atyre rusë dhe bjellorusë të cilët e shprehën me guxim qëndrimin e tyre të duhur në poziticionimin kundër luftës. Mbështeja e tyre është thlbësore”, përfundoi tenistja ukrainase. 

(Kosova Sot Online )