Raundi më i vështirë i kampionëve të botës, vëllezërit Klitschko dhe Usyk po e luftojnë Rusinë

  • S.A /
  • 01 March 2022 - 10:34
Raundi më i vështirë i kampionëve të botës, vëllezërit Klitschko dhe Usyk po e luftojnë Rusinë

Ukraina është duke i kaluar ndoshta momentet më të vështira në histori të saj. Shteti i ish-Bashkimit Sovjetik po sulmohet nga të gjitha anët nga ana e pushtuesit rus. Mirëpo, ukrainasit nuk po zmbrapsen assesi.Ata po i bëjnë ballë njërës prej fuqive më të mëdha të botës në aspektin ushtarak. Raundi më i vështirë i kampionëve të botës, vëllezërit Klitschko dhe Usyk po e luftojnë Rusinë.Ukraina është duke i kaluar ndoshta momentet më të vështira në histori të saj. Shteti i ish-Bashkimit Sovjetik po sulmohet nga të gjitha anët nga ana e pushtuesit rus.Mirëpo, ukrainasit nuk po zmbrapsen assesi.

Ata po i bëjnë ballë njërës prej fuqive më të mëdha të botës në aspektin ushtarak. E ushtrisë ukrainase i janë bashkuar edhe kampionë dhe ish-kampionë të botës në sport. Vëllezërit Vitali dhe Wladimir Klitschko ishin të parët që u betuan se do ta jepnin jetën për atdheun. E dy ish-kampionëve të botës në boks së fundmi në luftë kundër agresorit iu bashkua edhe kampioni aktual i botës, Oleksandr Usyk, i cili e mposhti Anthony Joshuan vitin që shkoi. Krahas tyre, ushtrisë iu bashkua edhe boksieri tjetër, Vasyl Lomachenko, i cili ka përfunduar në mbrojtjen territoriale të Belgorod-Dnestrovsky. “Askush s’do të vendosë për ne se si duam të jetojmë”, kishte thënë Wladimir Klitschko pasi iu bashkua ushtrisë ukrainase. “Unë jam ukrainas, unë jam një luftëtar”, ka shtuar Klitschko. “Fuqia e jonë më e madhe është dëshira për të jetuar si një vend i lirë dhe e kemi zgjedhur tashmë drejtimin se ku duam të shkojmë. Ne jemi vend evropian dhe duam t’i tregojmë vlerat tona. Askush nuk do të vendosë se si do të jetojmë ne. Kievi po bëhet një vend i katastrofës humanitare, kjo është arsyeja se çdo orë është e vlefshme”, vazhdoi Klitschko. Ai iu bashkua vëllait të tij, Vitali, i cili është kryebashkiak i Kievit.Ndërkaq, Usyk u bë boksieri i fundit nga Ukraina që e mori armën në dorë, duke iu bashkuar mbrojtjes territoriale të Kievit, ndërsa u pa në fotografi me armë. Kampioni i botës në peshat e rënda, në versionet WBA, IBF e WBO është i gatshëm të vdesë për atdhe. “Unë dua t’ju flas njerëzve nga Rusia. Nëse e konsiderojmë veten si vëllezër, ortodoksë, mos i leni fëmijët tuaj që të vijnë në vendin e tonë, mos i leni të luftojnë me ne. Gjithashtu, e kam një kërkesë nga presidenti Vladimir Putin. Ti mund ta ndalësh luftën. Të lutem, uluni dhe negocioni me ne. Fëmijët, gratë dhe familjarët tanë janë duke u fshehur në bodrume. Ne jemi këtu në vendin tonë, nuk mund të bëjmë ndryshe pos të mbrohemi, këtë po e bëjmë. Ndale. Ndale këtë luftë”, shihet duke thënë Usyk në rrjetet sociale në një video-postim. Boksierët ndërkohë kanë kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të intervenojë dhe ta ndihmojë popullin ukrainas. E në ndërkohë, ata i kanë rrok armët dhe janë të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre.

(Kosova Sot Online )