Sportistët rusë dhe bjellorusë pezullohen nga të gjitha garat ndërkombëtare të patinazhit në akull

  • S.A /
  • 01 March 2022 - 12:16
Sportistët rusë dhe bjellorusë pezullohen nga të gjitha garat ndërkombëtare të patinazhit në akull

Unioni Ndërkombëtar i patinazhit (ISU) pezulloi të martën patinatorët rusë dhe bjellorusë nga pjesëmarrja në të gjitha garat ndërkombëtare të patinazhit në akull, pas pushtimit rus të Ukrainës. Ata do të ndalohen të marrin pjesë në kampionatet e ISU dhe ngjarje të tjera. “Këshilli ISU ripohon solidaritetin e tij të plotë me anëtarët e ISU-së në Ukrainë, Federatën Ukrainase të Patinazhit të Shpejtë dhe Federatën Ukrainase të patinazhit artistik.

Këshilli i ISU do të vlerësojë mundësitë për ndihmë të shpejtë humanitare për anëtarët e tij ukrainas të ISU”.Të njëjtat rregulla do të zbatohen për “zyrtarët e listuar në Komunikimet dhe/ose rregulloret përkatëse të ISU-së në Rusi dhe Bjellorusi”, thuhet në deklaratë. Organi drejtues tha se pezullimi do të hyjë në fuqi të menjëhershme dhe do të qëndrojë në fuqi deri në një njoftim tjetër. 

(Kosova Sot Online )