Situata e Ousmane Dembele te Barcelona – forma e mirë dhe pritja për rinovim

  • S.A /
  • 01 March 2022 - 16:52
Situata e Ousmane Dembele te Barcelona – forma e mirë dhe pritja për rinovim

Ousmane Dembele po buzëqesh sërish. Pas një muaji tension, përballje me Barcelonën dhe mungesë në fushë, ai është rikthyer në skuadër dhe ka shënuar e asistuar ndaj Athletic Bilbaos të dielën në mbrëmje ku skuadra fitoi 4-0.

Paraqitja e tij ka rihapur debatin nëse ai do të zgjasë kontratën e tij me klubin përtej verës, por ka një sërë pengesash në rrugën e një marrëveshjeje të re. Paraqitja e tij

Xavi Hernandez ka qenë vazhdimisht një nga mbështetësit më të mëdhenj të francezit që kur ai mori drejtimin e skaudrës në nëntor, dhe ai është i kënaqur që mund ta ftojë në skuadër edhe një herë.

Në hierarkinë e klubit shpresojnë se francezi mund të rrisë paraqitjet e tij dhe të tregojë qëndrueshmëri duke luajtur një rol vendimtar gjatë pjesës tjetër të sezonit.

Durim

Asnjë nga palët e përfshira nuk po nxiton për të përgatitur një kontratë të re, pasi klubi monitoron nivelin e tij të paraqitjes dhe nëse ai do të qëndrojë pa lëndime për pjesën tjetër të sezonit.

Bisedimet për kontratën e re nuk kanë rifilluar që nga ndërprerja e tyre në janar dhe ende nuk është caktuar një datë për një takim mes klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit.

Duket e sigurt se kjo situatë do të zgjidhet në fund të sezonit, ndaj durimi do të jetë çelësi.

Dallimi i mendimeve për para dhe vite

Gjithashtu në këtë rast ka një mospërputhje thelbësore ekonomike midis klubit dhe lojtarit, për të cilën Joan Laporta aludoi të dielën.

“Ne shpresojmë që [ Dembele ] do të rishqyrtojë pozicionin e tij”, ka thënë Laporta.

Oferta e fundit nga klubi nuk i përmbushi pritshmëritë e 24-vjeçarit, ndërkohë që ai po kërkon të sigurojë edhe një marrëveshje afatgjatë, ndërsa klubi e ka bërë të qartë se nuk mund të përballojë një kontratë afatgjatë me një pagë të lartë.

Të dy palët duhet të bashkohen për të zgjidhur këtë situatë.

Roli i Xavi

Ndërsa duket se situata do të jetë e vështirë për t’u zgjidhur, roli i trajnerit të Barcelonës do të jetë vendimtar.

Ai ka treguar kapacitetin e tij për diplomaci dhe mund ta bindë anësorin të vazhdojë të ketë një rol kyç në skuadrën e tij, si dhe të bindë klubin se Dembele është një lojtar i denjë për një kontratë të re afatgjate.

(Kosova Sot Online )