
Ukrainasi i Evertonit sulmon ashpër futbollistët rus: Ju dhe fëmijët e juaj do të jetoni të mbyllur

Edhe Vitaliy Mykolenko ka bërë një reagim të ashpër, pasi Rusia tash e disa ditë është duke tentuar që ta pushtojë Ukrainën përmes luftës, pavarësisht se thuajse e gjithë bota janë kundër veprimeve të tyre.
Futbollisti ukrainas ka thënë disa fjalë për futbollistët rus dhe kapitenin e Kombëtares së Rusisë, Artem Dzyuba, të cilët nuk kanë bërë asnjë reagim rreth luftës që po zhvillohet në territorin e Ukrainës.
“Derisa ju qëndroni të heshtur, së bashku me shokët tuaj të skuadrës në futboll, civilë paqësorë po vriten në Ukrainë. Do të mbylleni për pjesën tjetër të jetës tuaj dhe më e rëndësishmja për jetën e fëmijëve tuaj. Dhe, unë jam i kënaqur”, ka shkruar 22-vjeçari në rrjetet sociale.
Kjo vjen pasi Dzyuba dhe shokët e tij u përjashtuan nga FIFA, derisa njëjtë e pësuan edhe nga UEFA.
Jo vetëm në futboll, por Rusia është përjashtuar edhe nga pjesëmarrja në shumë sporte të tjera.
Ndryshe, Vitaliy Mykolenko është pjesë e skuadrës angleze, Everton, teksa përkrahja ndaj tij nga klubi, Premier Liga dhe tifozët atje, nuk i ka munguar këto ditë.
(Kosova Sot Online)