Putin e merr një tjetër goditje: I revokohet “shiriti i zi” i nderit

  • 02 March 2022 - 15:01
Putin e merr një tjetër goditje: I revokohet “shiriti i zi” i nderit

Federata Botërore e Taekwandos ia ka revokuar Rripin e Zi të nderit presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit, me urdhër të të cilit Rusia po e pushton në mënyrë agresive Ukrainën tash e shtatë ditë. Putin është një fans i madh i sporteve luftarake individuale, sidomos i arteve marciale. Andaj, në vitin 2013 Putin ishte nderuar me brezin e zi të 9-të.Në deklaratë thuhet e Federatës Botërore të Taekwandos thuhet: “Taekwondo-ja botërore e dënon fuqishëm sulmet brutale ndaj jetëve të njerëzve të pafajshme në Ukrainë, të cilat bien ndesh me vizionin botëror të taekwondo-së: Paqja është më e çmuar se triumfi. Po ashtu bie ndesh me vlerat botërore të taekwondo-së për respekt dhe tolerancë”, thuhet në deklaratë.

“Në këtë drejtim, Taekwondo Botërore ka vendosur të tërheqë rripin e zi të nderit zotëri Vladimir Putinit, që i është dhënë në nëntor 2013″.

Për më tepër, kjo organizatë kërkon që lufta të zëvendësohet me paqe sa më parë në Ukrainë.

“Mendjet dhe zemrat e Taekwondo-së Botërore janë me popullin e Ukrainës dhe ne shpresojmë që lufta të zëvendësohet me paqe sa më shpejt”, thuhet ndër të tjera në deklaratë. Ky lajm vjen pak kohë pasi Putit, 69-vjeç, iu pezullua edhe çmimi “President Nderi i Federatës Botërore të Xhudos”, nga kjo federatë ndërkombëtare.

Shkaku i politikës së Putinit, që shihet urdhërdhënës i sulmeve agresive të Rusisë ndaj Ukrainës, shumë organizata ndërkombëtare të sportit e kanë pezulluar Rusinë dhe klubet e saj nga çdo aktivitet sportiv ndërkombëtar.

(Kosova Sot Online )