Shkaku i luftës, basketbollisti italian largohet nga klubi rus

  • S.A /
  • 02 March 2022 - 15:13
Shkaku i luftës, basketbollisti italian largohet nga klubi rus

Sportistët e huaj kanë nisur të largohen nga Rusia. Daniel Hackett, basketbollist italian, ka vendosur t’i japë fund eksperiencës së tij me CSKA Moskën. Ai e mori këtë vendim pas sulmit ushtarak që e ndërmori Rusia javën e kaluar në Ukrainë, ku lufta e ashpër po vazhdon.

“Hackett larhohet nga CSKA Mosca për motive familjare e personale, të cilat lidhen me situatën aktuale ndërmjet Rusië dhe Ukrainës dhe për pasojat e saj të mundshme”, njofton klubi rus përmes një komunikate zyrtare. Hackett mund të nënshkruajë me klubin italian, Virtus Bologna. Ai nuk është sportisti i parë dhe i vetëm që largohet nga Rusia shkaku i sulmit ndaj Ukrainës. Edhe në ditët në vazhdim, sportistë të tjerë pritet ta lëshojnë këtë vend, i cili po përballet me sanksione të ashpra në të gjitha sferat, si rezultat i agresionit që po e shfaq në Ukrainë.

(Kosova Sot Online )