
Lexoni edhe:
Abramovich e ndryshoi botën e futbollit, i shpenzoi 2 miliardë euro për 19 vjet
Pasi i suspendoi nga garat e saj të gjitha kombëtaret dhe klubet ruse, e po ashtu ndërpreu edhe bashkëpunimin me sponsorin kryesor, Gazpromin rus, UEFA po planifikon edhe tjera sanksione kundër Rusisë, e cila qe tetë ditë në mënyrë agresive po e sulmon Ukrainën. UEFA shumë shpejt pritet ta thërras një mbledhje të jashtëzakonshme për ta larguar nga Komiteti Ekzekutiv i saj njërin prej udhëheqësve kryesor dhe më me ndikim. Bëhet fjalë për presidentin e Federatës së Futbollit të Rusisë (FFR), Alexander Dyukov. 54-vjeçari është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në prill të vitit 2021. Ai është njëri prej njerëzve kryesor në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, organ ky që i numëron gjithsej 19 anëtarë. Dyukov është drejtor ekzekutiv i Gazpromit, i cili kontrollohet nga shteti i Vladimir Putinit, fajtorit kryesor për sulmet e vazhdueshme agresive që po ndodhin kundër Ukrainës. Siç thonë mediat evropiane, vetëm presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka ndikim më të madh në UEFA, kurse për kah ndikimi i dyti konsiderohet rusi Dyukov, shkruan Gazeta Express. Ndikimin e jashtëzakonshëm të tij në futbollin evropian e ka rritur sidomos sponsorimi i Gazpromit në UEFA, respektivisht në Ligën e Kampionëve, për çka gjiganti rus i naftës paguante në UEFA rreth 40 milionë euro në vit.
Abramovich e ndryshoi botën e futbollit, i shpenzoi 2 miliardë euro për 19 vjetLexoni edhe:
Por, pas sanksioneve të ndryshme e të shumta ndërkombëtare kundër Rusisë, edhe UEFA u detyrua ta ndërpres marrëveshjen e sponsorimit me Gazpromin, e po ashtu e pezulloi Rusinë dhe klubet ruse nga të gjitha garat e saj, ndërsa i vetmi që u ka “mbijetuar” këtyre sanksioneve mbetet Dyukov, i cili megjithatë pritet të shkarkohet shumë shpejt nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. Mediat e mëdha evropiane shprehin çudi se si Dyukov vazhdon të “mbijetojë” ende në organin më të lartë të UEFA-s, kur krahas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës po rriten edhe sanksionet e ndryshme ndërkombëtare ndaj rusëve. UEFA e ka dhënë një shpjegim për këtë për “Sportsmail”, duke thënë se masat e saj ndaj Rusisë nuk i kanë prekur zyrtarët e saj rusë. “Ju lutemi, vini re se UEFA vazhdon të vlerësojë zhvillimin e situatës (Dyukov dhe rusë të tjerë) nga një këndvështrim faktik dhe ligjor. Në këtë kuptim, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mund të thërrasë mbledhje të jashtëzakonshme, sa më shpejt që të kërkohet, në mënyrë që të marrë dhe miratojë vendime të mëtejshme sipas nevojës”, ka deklaruar UEFA, e cila duket se e ka parë se nuk mund ta shtyjë edhe më tej shkarkimin e Dyukovit. UEFA ishte pyetur pse nuk e ka shkarkuar Dyukovin kur e ka suspenduar Rusinë dhe klubet e saj, por shtëpia e futbollit evropian nuk është përgjigjur. Ndërkohë, burimet brenda Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s kanë treguar se shkarkimi i Dyukovit nuk është lehtë i realizueshëm pasi ish presidenti i Zenitit ka ndikim të madh në këtë organizatë ndërkohë që ka lidhje të forta me të gjithë drejtuesit tjerë aty, të cilët gëzojnë respekt për Dyukovin, për të cilin kanë veç fjalë të mira.
(Kosova Sot Online )