Lojërat Paralimpike Dimërore të Pekinit 2022, përjashtohen atletët rusë dhe bjellorusë
Ditën e djeshme, Komiteti tha se atletët rusë dhe bjellorusë do të lejohen të garojnë, por si neutralë. Administratori sportiv, Andrew Parsons tha se ky vendim ishte ndryshuar pasi një numër anëtarësh të Komitetit kishin paralajmëruar se nëse nuk “rishyrtohet vendimi, ka të ngjarë që të ketë pasoja të rënda për Lojërat Paralimpike Dimërore të Pekinit 2022″.
Duke marrë parasysh këtë paralajmërim, Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik ka bërë të ditur ditën e sotme se atletët e dy vendeve janë përjashtuar nga Lojërat Dimërore Paralimpike të Pekinit 2022, të cilat fillojnë të premten.
Nga ky vendim, do të preken 83 atletë nga të dyja vendet.
“Në IPC Komitetin Ndërkombëtar Paraolimpik ne besojmë shumë se sporti dhe politika nuk duhet të përzihen. Megjithatë, pa faj lufta tani ka ardhur në këto Lojëra dhe prapa skenave shumë qeveri po ndikojnë në ngjarjen tonë të dashur”, tha Presidenti i IPC Andrew Parsons në një deklaratë.
Ai tha se komitetet Paralimpike nga shumë vende kishin kërcënuar se nuk do të konkurronin nëse atletët rusë dhe bjellorusë lejohen të marrin pjesë.
“Për atletët nga vendet e prekura, na vjen shumë keq që jeni prekur nga vendimet që qeveritë tuaja morën javën e kaluar për shkeljen e armëpushimit olimpik. Ju jeni viktima të veprimeve të qeverive tuaja”, tha ai.
(Kosova Sot Online)