Një javë pasi i shpëtoi sulmeve ruse, tenistja ukrainase arrin çerekfinalen

  • S.A /
  • 04 March 2022 - 09:56
Një javë pasi i shpëtoi sulmeve ruse, tenistja ukrainase arrin çerekfinalen

Dayana Yastremska e Ukrainës ka arritur në çerekfinalen e Lyon Open-it më pak se një javë pasi i shpëtoi sulmeve me bomba ruse në qytetin e saj të lindjes, Odessa. 21-vjeçarja mundi spanjolle Cristina Bucsa 6-2 6-3 dhe tha se fitorja është për vendin e saj. 

Më 25 shkurt, Yastremska shkroi në Instagram se ajo dhe motra e saj 15-vjeçare Ivanna ishin detyruar të linin prindërit e tyre në Ukrainë. Tre ditë më vonë, dyshja garuan në dyshe në Lyon. Ata u mundën në raundin e parë, por ecuria mbresëlënëse e Yastremska-s për teke vazhdon me italianen Jasmine Paolini që pret në çerekfinalen e së premtes. 

(Kosova Sot Online )