Real Madridi me mungesë shumë të madhe ndaj PSG-së

  • S.A /
  • 04 March 2022 - 11:06
Real Madridi me mungesë shumë të madhe ndaj PSG-së

Më 9 mars, Real Madridi do të përballet me Paris Saint-Germainin në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve. Por, “Los Blancos” do të hyjnë në këtë ndeshje me një mungesë shumë të madhe.

Mesfushori gjerman, Toni Kroos nuk do të jetë i gatshëm për duelin e dytë ndaj skuadrës franceze, raporton Marca. Ndeshja e parë e zhvilluar në Paris u mbyll me fitore të PSG-së me rezultat minimal 1:0, falë golit të minutave të fundit nga Mbappe.

(Kosova Sot Online )