Legjenda Barnes: Rashford do të ishte i përshtatshëm për Liverpoolin nëse largohet nga Man Utd

  • S.A /
  • 04 March 2022 - 16:04
Legjenda Barnes: Rashford do të ishte i përshtatshëm për Liverpoolin nëse largohet nga Man Utd

Legjenda e Liverpoolit, John Barnes ka thënë se Marcus Rashford do të ishte “i përshtatshëm” për sulmin e Reds nëse ai vendos të bënte një kalim të ‘pamundur’ te rivalët e hidhur të Manchester Unitedit. Sulmuesi 24-vjeçar anglez ka kontratë që i skadon pas pak më shumë se një viti dhe, megjithëse klubi ka mundësinë të zgjasë marrëveshjen e tij edhe për një sezon tjetër, spekulimet për lëvizjen e tij të ardhshme po rriten. Rashford ka shënuar pesë gola këtë sezon pasi ka humbur dy muajt e parë pasi u rikuperua nga operacioni në shpatull dhe forma e tij ka qenë e luhatshme.Ai është përdorur shpesh si zëvendësues nga menaxheri i përkohshëm Ralf Rangnick dhe filloi nga stoli tri ndeshjet e fundit të Unitedit në Ligën Premier.

Me të ardhmen e Rashford në Old Trafford duke u shfaqur gjithnjë e më e pasigurt, Barnes pranon se anglezi do të ishte një shtesë e mirëpritur në vijën e parë të sulmit të trajnerit Jurgen Klopp.Megjithatë, ish-anësori i Tre Luanëve theksoi se nuk mund ta shohë transferimin duke ndodhur dhe vuri në dukje se Reds tashmë kanë shumë talent të mëdhenj në sulm. “Ka shumë lojtarë që do të ishin të përshtatshëm për Liverpoolin, por është thjesht spekulim i pastër”, ka thënë fillimisht Barnes për BonusCodeBets.“Marcus Rashford do të përshtatej në Liverpool, por ai nuk do të vijë”, përfundoi legjenda e Reds. 

(Kosova Sot Online )