“Ishte çmenduri”, Broja flet për momentin kur ndau fushën e lojës me idhullin e tij, Ronaldon

  • A.P /
  • 04 March 2022 - 22:02
“Ishte çmenduri”, Broja flet për momentin kur ndau fushën e lojës me idhullin e tij, Ronaldon

Armando Broja është një prej futbollistëve shqiptarë më në formë momentalisht. Sulmuesi i ri po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Southamptonit në Angli.

20-vjeçari deri më tani ka shënuar nëntë gola në të gjitha garat, teksa ka regjistruar edhe një asistim.

Anëtari i Kombëtares së Shqipërisë së fundmi ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të Southamptonit.

Mes tjerash, ai në këtë intervistë u pyet edhe për idhullin e tij, Cristiano Ronaldon, të cilin e ka kundërshtar nga Manchester Unitedi.

“Ishte çmenduri. Nuk duhet të mendoja shumë për të, sepse ishte kundërshtari im dhe duhet të fitoja. Pastaj, pas ndeshjes e kupton se çfarë ka bërë ai për futbollin. Vetëm ai dhe Messi kanë qenë të një tjetër niveli”, u përgjigj Broja, kur u pyet se si ishte ndjerë kur kishte luajtur kundër tij.

“Po, i dhashë dorën dhe ishte diçka shumë e bukur”, shtoi sulmuesi shqiptar, duke treguar se është takuar me portugezin pas ndeshjes.


(Kosova Sot Online)