Juventusi e dëshiron sërish Pogban, nis bisedimet me agjentin e tij

  • S.A /
  • 05 March 2022 - 13:46
Juventusi e dëshiron sërish Pogban, nis bisedimet me agjentin e tij

Juventusi raportohet se dëshiron ta rikthejë edhe një herë Paul Pogban në Torino. “Gazzetta dello Sport” ka raportuar se gjiganti italian tashmë është në bisedime me agjentin e lojtarit, Mino Raiolan. Sipas gazetës italiane, Juventusi është i gatshëm t’i ofrojë mesfushorit francez pagë vjetore prej 6.2 milionë funteve. Në anën tjetër, kontrata e 28-vjeçarit me “Djajtë e Kuq” skadon pas përfundmit të këtij sezoni.

Edhe pse është një nga lojtarët kyç te Man United, Pogba nuk i ka ofruar klubit indikacione se është gati për të rinovuar kontratën. Për Paul Pogban raportohet se janë të interesuar edhe Real Madridi e Paris Saint-Germaini.

(Kosova Sot Online )