Mbyllen pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës, Dukagjini po fiton ndaj Prishtinës, baras në Malishevë

  • S.A /
  • 05 March 2022 - 14:14
Mbyllen pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës, Dukagjini po fiton ndaj Prishtinës, baras në Malishevë

Janë mbyllur pjesët e para në ndeshjet hapëse të javës së 23-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Pjesa e parë në stadiumin “18 Qershori” të Klinës, në ndeshjen mes Dukagjinit dhe Prishtinës, është mbyllur me rezultatin 2-1.Mentor Zhdrella dhe Altin Merlaku (penallti) shënuan për vendasit në minutat 9 dhe 44, kurse Mendurim Hoti realizoi për mysafirët nga kryeqyteti në minutën e 17-të.

Kurse, 45 minutat e parë në ndeshjes Malisheva – Feronikeli janë mbyllur baras, 1:1.

Laurent Xhylani kaloi fillimisht “Niklin” në epërsi në minutën e 20-të, teksa vendasit barazuan rezultatin pas 23 minutave, me anë të Mërgim Pefqelit. Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj”. 

(Kosova Sot Online )