PSG – Di Maria, kjo është situata e kontratës së re

  • S.A /
  • 07 March 2022 - 11:36
PSG – Di Maria, kjo është situata e kontratës së re

Paris Saint-Germaini nuk e ka me nguti vazhdimin e kontratës me Angel Di Marian. Në fakt, klubi francez nuk dëshiron të ngutet në këtë drejtim, njoftojnë mediat franceze. Kontrata aktuale e 34 vjeçarit do të skadojë në muajin qershor. Ish-futbollisti i Real Madridit dhe Manchester Unitedit ka bërë paraqitje të shkëlqyeshme në “Parkun e Princave”, ku ka qenë lojtar i rëndësishëm këto vite. 

Mirëpo, PSG-ja nuk ka vendosur ende nëse do ta vazhdojë bashkëpunimin me përfaqësuesin argjentinas. Me gjasë, Di Marias do t’i vazhdohet kontrata për një vit tjetër. Ai i ka zhvilluar 24 ndeshje me klubin këtë sezon, ndërsa i ka realizuar tre gola dhe i ka bërë pesë asistime. 

(Kosova Sot Online )