E ndihmoi kur ishte fëmijë teksa kishte tumor, takohet me të në fushën e blertë pas 12 vjetësh

  • S.A /
  • 07 March 2022 - 13:14
E ndihmoi kur ishte fëmijë teksa kishte tumor, takohet me të në fushën e blertë pas 12 vjetësh

Në fushë nuk ishin takuar kurrë, por në jetë takimi i tyre i parë kishte ndodhur jashtë futbollit. Futbollistët amerikanë, Sacha Kljestan e Christopher Hegardt, i pari 36 vjeç e i dyti 20, ishin njohur në një repart spitalor.

12 vjet më parë, kur Hegardt ishte fëmijë dhe Kljestan njëri prej lojtarëve premtues të Anderlechtit, kur luante në Belgjikë, ishin takuar pas një iniciative solidare për pacientin e vogël në onkologjinë e fëmijëve në spitalin e Los Angelesit. Hegardt në vitin 2010 e kishte mposhtur kancerin në mëlçi. Përkundër sëmundjes së rëndë, ai ia doli të shërohej dhe ia nisi pak nga pak të luajë futboll, pikërisht si idhulli të cilin e kishte njohur.E tash, ai e arriti ligën elitare në futboll në SHBA, një sport ky jo edhe aq tradicional atje. Tash, dyshja u takua në ndeshjen ndërmjet Charlotte e Los Angeles Galaxy në Karolinën e Veriut, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të kampionatit MLS, ligë elitare në Amerikë. 36 vjeçari Kljestan, i cili e nisi sezonin e tretë me Galaxy, kishte hyrë në lojë nga bankina në pjesën e fundit të takimit.

Edhe Hegardt u fut në lojë vetëm në minutat e fundit. Ai është përforcimi i fundit i Charlotte, ku u transferua nga Tacoma Defiance, ndërsa kishte eksperienca tek të rinjtë e San Diego e Seattle. Ata u takuan dhe i shkëmbyen fanellat. “Ja i kënaqur që të shoh këtu”, ka thënë Kljestan që e kishte përballë të emocionuarin Hegart. Ky takim ka qenë i thellë shpirtërisht për të dy garuesit. Një moment gëzimi dhe një histori e bukur, pikërisht përballë një numri rekord prej 75 mijë spektatorësh në tribuna. 

(Kosova Sot Online )